Më 4 Prill 2025 Ambasadori i RSH-së në Hungari z. Ilirian Kuka, zhvilloi një takim me Presidentin e Curias Profesor Dr. András Zs. Varga në ambinetet e Gjykatës Supreme të Hungarisë (CURIA), autoritetit më të lartë gjyqësor në Hungari.
Në fokus të takimit ishte rritja e bashkëpunimt midis institucioneve homologe të vendeve tona. Z. Varga u shpreh i hapur për çdo mundësi bashkëpunimi duke theksuar nevojën dhe rëndësinë e koordinimit në çështje ligjore dhe po ashtu të shkëmbimit të praktikave dhe përvojave mes dy sistemeve gjyqësore.
Të dy palët ranë dakort mbi mundësinë e trajnimeve të përbashkëta për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave, që do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së drejtësisë. Njohja e ndërsjellë dhe angazhimi në dialog mund të rrisin besimin dhe stabilitetin në marrëdhëniet juridike mes dy vendeve. Gjithashtu u diskutua edhe për përmirësimin e koordinimit në çështje që lidhen me të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.