Partneritetet e forta të biznesit janë thelbësore për hapjen e mundësive të reja për tregti dhe investime. Me këtë vizion të përbashkët, drejtuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, u takua me z. Bernardino Vega, Nënkryetar për Marrëdhënie Ndërkombëtare i KADIN Indonezi. Diskutimet u përqendruan te forcimi i bashkëpunimit mes bizneseve, nxitja e investimeve dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis ndërmarrjeve shqiptare dhe atyre indoneziane.




