Më 19 shkurt 2026, Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, mori pjesë në prezantimin informues mbi Ocean Impact Summit 2026 (OIS 2026), me temën “Zhbllokimi i Potencialit të Ekonomisë Blu: Të Investojmë në Oqean, të Sigurojmë të Ardhmen Tonë.”
Takimi vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për promovimin e qeverisjes së qëndrueshme të oqeaneve, zhvillimin e ekonomisë blu dhe mbështetjen e një të ardhmeje ekonomike të qëndrueshme.


