Drejtuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Ballço, zhvilloi një vizitë kortezie në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Indonezisë dhe u takua me Drejtorin e sapoemëruar për Evropën, z. Punjul S. Nugraha. Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të diskutuar mbi perspektivat e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indonezisë.
Gjatë diskutimit, të dyja palët shprehën angazhimin e tyre të përbashkët për thellimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke u përqendruar në fusha me interes të ndërsjellë, si dialogu politik, bashkëpunimi institucional, tregtia, turizmi dhe kultura.


