Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Indonezisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Indonezisë (KADIN), Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, mori pjesë në një takim me ambasadorët e vendeve mike në Xhakartë. Diskutimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar ndërmjet palëve.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e ndërtimit të urave më të forta ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit. Gjithashtu, u prezantuan disa nisma konkrete për të nxitur investimet, shkëmbimet tregtare dhe partneritetet strategjike.


