Seminari Ndërkombëtar mbi Debottlenecking Channels, i organizuar nga Ministria e Financave dhe Ministria Koordinuese për Çështjet Ekonomike e Republikës së Indonezisë, mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, të trupit diplomatik dhe palë të tjera të interesuara për të shkëmbyer pikëpamje mbi forcimin e klimës së biznesit dhe investimeve në Indonezi.
Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, mori pjesë në këtë aktivitet, i cili vuri në pah rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit në mbështetje të rritjes së qëndrueshme ekonomike, përmirësimit të klimës së investimeve dhe nxitjes së angazhimit më të gjerë ekonomik.



