Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, u prit në një takim zyrtar nga Ministri i Kulturës i Republikës së Indonezisë, Sh.T. z. Fadli Zon.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Diskutimet u përqendruan në avancimin e projektmarrëveshjes për bashkëpunimin kulturor, përditësimin e saj në përputhje me zhvillimet aktuale, si dhe në identifikimin e nismave konkrete për promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe artistike.
Takimi rikonfirmoi angazhimin e ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri–Indonezi në fushën e kulturës dhe diplomacisë kulturore.





