Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, zhvilloi një takim kortezie me Zëvendësrektorin e Universitetit të Indonezisë (Universitas Indonesia – UI), Prof. Ir. Mahmud Sudibandriyo.
Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit akademik, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi me universitetet shqiptare.
Universitas Indonesia është universiteti më prestigjioz në Indonezi dhe renditet ndër 200 universitetet më të mira në botë sipas renditjes QS World University Rankings.


