Forcimi i lidhjeve mes njerëzve ishin në qendër të takimit ndërmjet Kreut të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, dhe Drejtorit për Çështjet Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Indonezisë, z. Akio Alfiano Tamala.
Bisedimet u përqendruan te sistemi elektronik i vizave (e-Visa) të Shqipërisë për shtetasit indonezianë, si edhe te çështje të tjera konsullore, duke pasqyruar angazhimin e përbashkët për lehtësimin e lëvizshmërisë dhe afrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë.



