Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, u takua me Drejtorin e Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Indonezisë, z. Bayu Hari Saktiawan. Takimi shërbeu si një mundësi për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, për të forcuar koordinimin institucional dhe për të krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e suksesshëm të veprimtarisë diplomatike në Indonezi.



