Zgjerimi i mundësive për investime dhe nxitja e partneriteteve të qëndrueshme ekonomike ishin në qendër të takimit të kortezisë ndërmjet Zëvendësministrit të Investimeve dhe Industrisë Përpunuese/Zëvendëskryetarit të BKPM-së të Republikës së Indonezisë, Sh.T. z. Todotua Pasaribu, dhe Kreut të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, Sh.T. z. Nikson Ballço.
Diskutimet u përqendruan në mundësitë e bashkëpunimit në sektorë strategjikë, me theks të veçantë te tregtia, investimet dhe nismat që mund të thellojnë më tej marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë.



