Konsullja e Përgjithshme e RSH-së në Janinë znj. Irida Laci e shoqëruar nga personalitete të Janinës dhe në prani të deputetes Maria Kefala, ish-Zëvendës ministre e Bashkimit Social dhe Familjes, patëm nderin të merrnim pjesë në uljen inauguruese të një hidroavioni në liqenin e Janinës. Kjo ngjarje ishte emocionuese, por dhe një moment historik i rëndësishëm për sektorin e turizmit. Aktualisht jemi të angazhuar në diskutime të avancuara për të prezantuar këtë mënyrë inovative transporti edhe në Shqipëri.