Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia, mori pjesë në takimin virtual të Ministrave të Punëve të Jashtme të BSEC-ut (Bashkëpunimi Ekonomik për Detin e Zi), që u mbajt më datën 13 qershor 2023.
Zv. Ministri Kadia vlerësoi rolin e BSEC-ut si një instrument shumë i rëndësishëm i diplomacisë shumëpalëshe dhe u shpreh se Shqipëria si një vend bashkëthemelues, mbetet plotësisht e angazhuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal në kuadër të BSEC-ut, si dhe më gjerë.
Në fokus të takimit ishin çështje si: rritja e efikasitetit dhe rolit të organizatës, bashkëpunimi BE-BSEC, lufta në Ukrainë, etj.