Më datë 16 maj 2024, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u mbajt një takim mes përfaqësuesve të MEPJ dhe Konsujve të BE të akredituar në Tiranë.
Në fokus të takimit ishin çështje të ndryshme me interes të përbashkët, si rritja e bashkëpunimit me institucionet e RSH-së, rritja e turizmit në Shqipëri, planveprimi i trajtimit të rasteve të emergjencave etj.
Gjithashtu u diskutua për procedurat që duhen ndjekur nga qytetarët e BE-së për alpinizëm në Shqipëri, si dhe për njohjen e dokumenteve elektronike që lëshohen nëpërmjet e-Albania.
Takimi u përmbyll me dakordësinë për zgjidhjen e çështjeve të ngritura si dhe me propozimin për mbajtjen periodike të tyre.