Samiti i III i Diasporës Shqiptare
Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Samitin e III të Diasporës, i cili do të zhvillohet më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë.
Krenar që tashmë kemi ndërtuar një traditë disa-vjeçare të organizimit të Samitit të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovimin e rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të së ardhmes.
Për pjesmarrjen tuaj, ju ftojmë të regjistroheni në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/rHr7TwRt31XvSnfL8
Nga Diaspora në Atdhe! #Shqipëria #Diaspora