>Konsullata e Përgjithshme e RSH-se në Janinë ka marrë në mënyrë të përsëritur ankesa nga shtetasit shqiptarë që vijnë në Janinë, për arsye të ndryshme, dhe janë gjobitur nga policia rrugore e Janinës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Penalitetet për kundravajtjet janë: gjoba, heqja e targave të automjetit apo edhe sekuestrimi i dokumenteve të qarkullimit për një afat kohor deri në 45 ditë. Gjobat e marra mund të paguhen vetëm tek posta zyrtare ELTA nga e hëna në të premte, gjatë orarit zyrtar, dhe për pasojë shtetasit shqiptarë që gjobiten në fundjave, janë të detyruar të qëndrojnë deri të hënën në mëngjes sa të hapet zyra postare.
Lutemi mbani parasysh respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të evituar penalitetet e mësipërme dhe në raste emergjencash, mund të kontaktoni numrin e emergjencës së Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së, në Janinë, si vijon 00306971533398.
Newsroom
Njoftim për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Janinë!