Kompania Hellenic Seaplanes ka nisur fluturimet në Janinë, duke shënuar një zhvillim te ri në transportin rajonal. Gjatë këtij momenti historik, pata kënaqësinë të takohesha me z. Stathis Sioutis, President i Shoqatës së Hoteliereve të Janinës, së bashku me Z. Nicholas Charalambrous, CEO & themelues i Hellenic Seaplanes S.A., dhe Z. Pol Rontogiannis, Menaxher i Operacioneve Tokësore.
Hellenic Seaplanes është mjaft e interesuar të zgjerohet në tregun shqiptar, duke propozuar një eksperiencë udhëtimi krejt te re, që lidh qytetet dhe liqenet bregdetare në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin përreth. Kjo nismë premton të paraqese opsione inovative transporti, të krijojë rrugë të reja dhe të nxisë ndjeshëm turizmin duke gjeneruar mundësi punësimi.
Diskutuam mbi mundesine e mbërritjes se një fluturimi demo nga Hellenic Seaplanes S.A. në Shqipëri!
Newsroom
Takim me drejtuesit e Kompanisë Hellenic Seaplanes S.A