Në kuadër të vizitës të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Sh. S. Znj. Elisa Spiropali në Janinë, për pjesëmarrjen në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismë Adriatiko-Joniane (NAJ), e cila u organizua në datat 22-23 maj në Janinë, Kryetarja e Kuvendit vizitoi dhe Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Janinë.
Znj. Spiropali u informua mbi axhendën e pasur të aktiviteteve të Konsullatës, të cilat kanë për synim forcimin e bashkëpunimit në fushat konkrete mes dy rajoneve tona.
Në përfundim znj. Spiropali falënderoi znj Laçi për angazhimin dhe bashkëpunimin e frytshëm me autoritetet vendore në të dy anët e kufirit. Si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe ekipi i Konsullatës u ofrojnë bashkëkombësve tanë në Janinë e më gjerë.
Gjatë kësaj vizite dhe nën shoqërimin e Konsulles së Përgjithshme znj. Irida Laçi, vizitoi dhe gjimnazin historik “Zosimea”, një nga institucionet më të njohura arsimore, ku janë shkolluar një sërë personalitetesh të shquara shqiptare.