Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin vjetor “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2025”, i cili u dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2024-tetor 2025.
Në këtë konkurs, ftohen të gjithë studentët shqiptarë të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me:
- ekonomiksin monetar e ndërkombëtar;
- stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar;
- integrimin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë;
- politikat monetare dhe makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë;
- politikat fiskale dhe rolin e tyre në ekonomi;
- sistemin bankar shqiptar;
- sjelljen e individëve dhe firmave në Shqipëri;
- si dhe aspekte të tjera të ekonomisë në përgjithësi.
Si çdo vit, përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor pranë Bankës së Shqipërisë.
Çmimet monetare për fituesit janë si më poshtë:
• Çmimi i parë: 250.000 lekë
• Çmimi i dytë: 200.000 lekë
• Çmimi i tretë: 150.000 lekë
Dokumentet që duhet të dorëzohen në PDF në adresën public@bankofalbania.org :
1. Letër interesi për konkurrim
2. Curriculum Vitae
3. Abstrakt dhe përmbledhje të gjetjeve kryesore
4. Emri i udhëheqësit të temës dhe universiteti/fakulteti përkatës
5. Versioni i plotë i temës së diplomës
Njoftimi i plotë mund të lexohet në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë:
https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Cmimi_i_Guvernatorit_per_Diplomen_me_te_Mire_per_vitin_2025.html
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 Tetor 2025.