Të gjithë qytetarët shqiptare me banim jashte vendit, te cilet deshirojne te marrin pjese ne proçesin e votimit ne zgjedhjet e pergjithshme te 11 majit 2025, lutem gjeni bashkëlidhur dhe ne kete mesazh, materialet informuese mbi menyren e regjistrimit ne Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER).
Sipas parashikimeve ligjore procesi i regjistrimit do te mbehet i hapur deri ne dt 4 mars 2025.
Sqarim
Materialet informuese perfshijne shpjegimin narrativ dhe videot respektive tutorial per rastet kur qytetari aplikon:
1. Përmes telefonit celular si app;
🇦🇱🗳️📢 𝗣𝗲̈𝗿 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗚𝗿𝗲𝗾𝗶𝗮 – Verifikimi i adresës ka shumë rëndësi për një aplikim të suksesshëm në PER. Shikoni me kujdes ngarkimin e duhur të një nga dokumenteve më të përdorshëm për verifikimin e adresës të votuesve jashtë vendit.
Njoftim
Këshilli i Ministrave miratoi zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike për 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut.
Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.