Konsullja e Pergjithshme e Rsh-se ne Janine znj. Irida Laci priti ne ambjentet e Perfaqesise homologun e saj grek në Gjirokastër, z. Sokratis Sourvinos. Për herë të parë, një Konsull i Përgjithshëm grek në Gjirokastër zhvillon një takim kortezie në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Janinë. Bashkëbiseduan si dy diplomatë karriere që synojnë të avancojnë marrëdhëniet e mira miqësore mes dy popujve tanë fqinj, e në veçanti mes dy rajoneve tona, në kuadër të diplomacisë së qyteteve. Theksuan rendësinë e koordinimit të një agjende të përbashkët aktivitetesh me fokus arsimin, turizmin, kulturën, mjekësinë, sportin, teknologjinë, etj.
Newsroom
Takim i Konsulles se Pergjithshme znj. Irida Laci me homologun e saj ne Gjirokaster z. Sokrati Sourvino