Pas marreveshjes së frytshme të arritur mes Dhomës së Tregtisë së Qarkut Gjirokastër dhe përfaqësuesve të 13 Kapive (Qendrave Ditore të Moshës së Tretë) të Janinës, një tjetër inisiativë e bukur nis këtë fundjavë.
Znj. Laçi pati një takim në ambientet e Përfaqësisë me z. Aleksandros Farmakis, Kryetar I Shoqatës së Pensionistëve Nëpunës të rrethit të Janinës, u informua se me datë 18 maj 2025, tre autobuza me një grup prej 150 pensionistësh të kësaj shoqate do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të vizituar fillimisht Gjirokastrën e më pas Sarandën.
Kjo është një vizite e parë e organizuar e kësaj Shoqate qe pritet te ndiqet dhe nga të tjera vizita e takime me Shoqata simotra në Shqiperi.
Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Janinë do marre masat për njoftimin e autoriteteve doganore me qëllim kalimin e shpejte e të rregullt të këtyre vizitorëve.
Newsroom
Takim I Konsulles së Përgjithshme znj. Irida Laçi me Kryetarin e Shoqatës së Pesionistëve Nënpunës