Në vijim të takimeve të kortezisë, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Janinë, Dr. Irida Laçi, realizoi një vizitë në Bashkinë e Prevezës, ku u takua me Kryetarin e Bashkisë, z. Nikolaos Georgakos.
Z. Georgakos e falënderoi znj. Laçi për vizitën, duke informuar për bashkëpunimin e ngushtë dhe efikas që kjo Bashki ka vendosur me vendin tonë, dhe në mënyrë të veçantë me Bashkinë e Finiqit, duke koordinuar një sërë projektesh ndërkufitare në kuadër të programeve Interreg Greqi – Shqipëri.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe integrimi i suksesshëm i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Prevezë dhe fshatrat përreth, në shumë fusha si turizmi, bujqësia, arsimi, arti, gastronomia, sipërmarrja, etj.
U ra dakord që kjo urë komunikimi të ruhet, përmes aktiviteteve konkrete të përbashkëta, me fokus turizmin dhe forma të tjera bashkëpunimi.
Newsroom
Takim me Kryetarin e Bashkisë së Prevezës