Ambasadore Meri Kumbe
Dr. Meri Kumbe ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Prej gushtit 2023 mban postin e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit.
Nga shkurti 2020 deri në korrik 2023, znj. Kumbe ka mbajtur postin e Zëvendës Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Gjatë mandatit të saj, znj. Kumbe ka përfaqësuar Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Ajo gjithashtu ka nxitur diplomacinë kulturore me homologët dhe partnerët ndërkombëtarë. Znj. Kumbe ka drejtuar nismën e qeverisë shqiptare në projektin “Javët Ndërkombëtare të Kulturave”, me pjesëmarrjen e 20 shteteve, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencive Ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara. Ajo ka kontribuar në të ndryshme proceset legjislative dhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe për ngritjen e Muzeut Hebre në Vlorë, Shqipëri.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Kumbe ka luajtur një rol aktiv në politikëbërje, në mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar, si eksperte e UNESCO-s në politikat integruese dhe mbrojtjen e diversitetit kulturor. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në disa konferenca ndërkombëtare, samite dhe takime politike evropiane, konferenca shkencore, si dhe ka drejtuar grupin e ekspertëve për përfaqësimin dhe renditjen e Shqipërisë në listat ndërkombëtare si Xhubleta, Transhumance, kërcimi Tropoja etj. Angazhimi politik, znj. Kumbe ishte Pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë, kontribut që ajo vazhdon ta japë deri më sot.
Meri Kumbe flet rrjedhshëm anglisht, italisht dhe greqisht dhe ka njohuri bazë të gjuhës frënge. Ajo është e martuar dhe ka një djalë.
Studimet
Meri Kumbe ka përfunduar studimet e larta për Muzikologji në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe që prej vitit 2018 mban titullin “Doktor i Shkencave” nga Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian, me fokus trinomin: politikë – fe – kulturë. Ajo është përfituese e Fondit të Ekselencës së Republikës së Shqipërisë, si dhe e disa bursave të tjera prestigjioze ndërkombëtare. Për shkak të rolit të saj aktiv në politikë, në vitin 2022, Kumbe u zgjodh si kandidatja e parë në programin “Distinguished Humphrey Fellowship Program”. Ajo u trajnua gjithashtu në Shkollën Kennedy, Harvard University, në programin “Lidershipi për shekullin e 21-të: Kaosi, Konflikti dhe guximi.”