Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin
MARRËVESHJE TË NËNSHKRUARA
Përditësim Mars 2022
Nënshkruhet në Tiranë datë 30 Mars 2022:
PROGRAM I BASHKËPUNIMIT ARSIMOR, SHKENCOR, KULTUROR, RINOR DHE SPORTIV, PËR VITET 2022-2025 MIDIS QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT DHE
KËSHILLI I MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË – MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË DHE MINISTRIA E KULTURËS DHE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARKIVAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ky program bashkëpunimi i nënshkruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Ambasadori i shtetit të Izraelit H.E.z. Noah Gendler do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe në rritjen e ndërgjegjësimit, veçanërisht në mesin e të rinjve, për historinë dhe kulturën e popujve të të dy vendeve dhe do të bien dakord të promovojnë bashkëpunimin në mënyrë që të përmirësojnë dhe forcojnë mirëkuptimin reciprok dhe miqësinë midis dy vendeve. .
Përditësim Nëntor 2021
- Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e Arsimit dhe Shkencës, nënshkruar më (28.11.1993).
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve, nënshkruar më 29.1.1996, hyrë në fuqi më (18.2.1997).
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit në fushën e Mjekësisë Veterinare, nënshkruar më (8.1.2001).
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit mbi bashkëpunimin në fushën e Karantinës dhe Mbrojtjes së Bimëve,nënshkruar më (8.1.2001).
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit mbi bashkëpunimin në fushën e Bujqësisë,nënshkruar më 8.1.2001, hyrë në fuqi më (3.2.2004).
- Marrëveshje e bashkëpunimit Ekonomik e Tregtarndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Izraelit, nënshkruar më 8.1.2001, hyrë në fuqi më (1.6.2004).
- Memorandum për vendosjen e Konsultimeve Diplomatikendërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, nënshkruar më (9.3.2006), hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
- Marrëveshje për Shërbimin Ajrorndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, nënshkruar më (11.5.2006), hyrë në fuqi (16.4.2007).
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi Heqjen e Vizave për mbajtësit e Pasaportave Diplomatike, të Shërbimit dhe Kombëtare, nënshkruar më 22.10.2007, hyrë në fuqi më (27.7.2008).
- Memorandum Mirëkuptimi për Shkëmbimin e Informacionit Financiar në fushën e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmitmidis dy njësive të inteligjencës financiare është nënshkruar më (31.7.2011), hyrë në fuqi të njëjtën datë.
- Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Mjedisitndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Izraelit, nënshkruar më (17.11.2011), hyrë në fuqi në datën ne nënshkrimit.
- Deklaratë e miqësisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, nënshkruar më 21.12.2015, Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Yad Vashem,nënshkruar më (21.12.2015).
- Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit për Punësimin Fitimprurës për Anëtarët e Familjes së Anëtarit të Misionit Diplomatik ose Postit Konsullor, nënshkruar më (21.12.2015), hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë, nënshkruar më (21.12.2015). Nuk ka hyrë në fuqi:Marrëveshja për Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë- pritet njoftimi palës izraelite.
- Marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Yad Vashem, Autoriteti i Përkujtimit të Martirëve dhe i Heronjve të Holokaustit mbi bashkëpunimin në fushën e Arkivave, nënshkruar në Jerusalem, në datën (30.10.2016), hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Begin-Sadat për Studime Strategjike të Izraelit,nënshkruar në Tiranë, më (24.11.2016), hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
- Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universiteti Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Tel Aviv-it nënshkruar në (Prill 2017).
- Marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Arkivave të Shtetit dhe Muzeumit Yad Vashem nënshkruar në (Tetor 2017).
- Bashkia e qytetit të Karmiel miratoi Marrëveshjen e Binjakëzimit meqytetin e Beratit në (Shkurt 2017).
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet ElAl Security e shtetit të Izraelit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për punësimin e Oficerit të Sigurisë së Izraelit në Tirana Airport, datë (25.06.2018).
- Memorandum Mirëkuptimi inënshkruar datë (28/10/2019), Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Agjencive të Zonave të Mbrojtura shqiptare dhe izraelite për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura dhe Ekosistemevenë Shqipëri.
- Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Rotary Clubs/ Klubit të Rotarisë të qytetit të Haifa dhe Tiranës, nënshkruar datë (23.06.2020), si dhe “Certificate of Recognition”.
- MITVIM Institute/ The Israeli Institute for Regional Foreign Policies, dhe UET/Universiteti Evropian i Tiranës, nënshkrimin datë (08.01.2020) Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve akademike.
- Universiteti “Luarasi” dhe ELTA group, nënshkruan datë (29.12.2020) Marrëveshjen e Bashkëpunimit me një ndër kompanitë më prestigjoze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare për të krijuar akademinë e parë të sigurisë kibernetikenë Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
- Konventëndërmjet Qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal në lidhje me Tatimin mbi të Ardhurat, nënshkruar në Tel Aviv më (04.05.2021).
- MoU ndërmjet Bar Ilan Universiydhe Universiteti të Tiranës nënshkruar datë (18.06.2021).
Konventa per eleminimin e Taksimit te Dyfishte 3 Maj 2021
Qeveria e Shtetit të Izraelit dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nepermjet Ministrit te Jashtem Gabi Ashkenazi dhe Ambasadorit te RSH Bardhyl Canaj, zhvilluan ne daten 3 Maj 2021 nje takim bilateral i cili u finalizua me nenshkrimin e Konventes per eleminimin e Taksimit te Dyfishte.
Realizimi i kesaj Konvente behet me qellimin për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, pa krijuar mundësitë për mos-tatim ose tatim të reduktuar nëpërmjet evazionit ose shmangies tatimore (duke përfshirë nëpërmjet marrëveshjeve mbi zbatimin e traktateve të favorshme, të cilat synojnë të përfitojnë lehtësirat e ofruara në këtë Konventë për përfitim të tërthortë të banorëve të Shteteve të treta);
1.Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja Shtetet Kontraktuese.
2.Për qëllimet e kësaj Konvente, të ardhurat e gjeneruara nga ose nëpërmjet një subjekti ose marrëveshjeje, e cila trajtohet si plotësisht apo pjesërisht transparente nga pikëpamja tatimore sipas ligjit për tatimet të secilit Shtet Kontraktues, konsiderohen si të ardhurat e një rezidenti të një Shteti Kontraktues, por vetëm deri në masën që këto të ardhura trajtohen për qëllimet e tatimit nga ai Shtet, si të ardhura të një rezidenti të atij Shteti. Në asnjë rast, dispozitat e këtij paragrafi nuk interpretohen se cenojnë të drejtat e një Shteti Kontraktues për të tatuar rezidentët e atij Shteti Kontraktues.
Viti 2018
Vizita e Ministrit të Turizmit, Bledi Klosi, në Izrael, në muajin Shkurt dhe pjesmarrjen e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që u zhvillua në Tel Aviv. Gjatë kësaj vizite, veç prezantimit të Shqipërisë, atraksioneve të saj turistike, njohjes reciproke mes operatorëve turistike,u bisedua dhe u vendos me Kompaninë ISRAIR për nisjen e fluturimeve direkte Charter Tel-Aviv-Tiranë. Vizita mundësoi dy prioritete tursitike: Nisjen e kësaj linje fluturimesh direkte, për sezonin turistik Qershor-Tetor dhe të linjës me ALBAWINGS, nga Tirana-Tel Aviv, për periudhën Prill-Shtator, të cilat mundësuan rritjen e fluksit të turistëve izraelitë në më shumë se 120%, krahasuar me vitin 2017. (13.780 turistë izraelitë vizituan Shqipërinë deri në fund të muajit Nëntor).
– Vizita e Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, në Izrael, në muajin Maj.Vizita u fokusua me arritje konkrete në Panairin Ndërkombëtar të Agri-Teck, ku 6 kompani të fushës së agro-bujqësisë shqiptare vendosën kontakte biznesi me homologët izraelitë, si dhe mes dy Ministrive të Bujqësisë u propozua nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi në sektorët e menaxhimit të serave, specilizimeve, investime të përbashklëta në kërkimet shkencore në bujqësi e blektori, si dhe fushën e ujërave, i cili do tën nënshkruhet gjatë vitit 2019.
– Vizitën, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve dy palëshe, të Ministres së Mbrojtjes në Izrael, Olta Xhaçka, në muajin Maj 2019. Vizita dhe takimet me drejtuesit më të lartë të Mbrojtjes , Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Agjencisë së Shërbimeve Inteligjente, MOSSAD, apo Industrisë Ushtarake izraelite u konkretizuan me propozimin për nënshkrimin e një MoU mes dy institucioneve të mbrojtjes, i cili do të materializohet gjatë vitit 2019. Pas kësaj vizite, 4 operatorë të kësaj industrie ushtarake, me status shtetëror, nisën kontaktet me MM të Shqipërisë për ofrimin e asistencës e përvojës izraelite në menaxhimin e kufinjve me dron; të të dhënave për lëvizjet e emigrantëve në hapësirat ndërkufitare, si dhe monitorimin e korrespondencave përmes rrjeteve sociale, kur ka indikacione për qëllime terroriste, sipas kritereve që ka Alenaca e NATO-s, anëtar i së cilës jemi.
– Dy vizitat e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti dhe Deputetes së Kuvendit, Milva Ikonomi, në muajt Maj dhe Korrik, ftuar nga parlamenti izraelit, Knesset dhe në kuadrin e aktivitetit ndërkombëtar: ” Gratë Lidere në Botë”. Impakti i vizitave ishte tejet pozitiv, në kuadër të diplomacisë parlamentare mes dy vendeve, shkëmbimeve të përvojave mes grupeve të miqësisë, si dhe prezantimit të figurave e rolit VIP të grave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
– Pjesmarrjen e Zv/Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë dhe si ‘Key Note Speaker’ në Forumin Ndërkombëtar në Luftë Kundër Terrorizmit, që u organizua në muajin Qershor në Jeruzalem. Vizita e pjesmarrja u vlerësua nga Forumi, si dhe u realizuan takime e bisedime me Sekretaren e Shtetit të SHBA dhe Ministra të Brendshëm nga Izraeli, Kroacia, Maqedonia e Greqia. Përpos kësaj u zhvilluan takime e mundësi bashkëpunimi me operatorë izraelite në fushën e sigurisë, luftës kundër terrorizmit, ndarjes së informacionit të klasifikuar dhe menaxhimit të rrjeteve sociale, që aktualisht janë në proçes kooperimi nga Ministria jonë e Brendshme.
– Vizita e Ministrit për Europën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në Izrael, në muajin Shtator. Pjesmarrja dhe statusi i Z. Ministër si ‘ Key Note Speaker’ në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Terrorizmit, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Herzliyas; takimet e tij me Kryeministrin Netanyahu, Drejtorin e Përgjithshëm të MPJ, Y.Rotem, Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal, T.Hanegbi, Ministrin e Mbrojtjes, A.Lieberman, apo kreun e kampit opozitar, ish MPJ, T.Livni ( propozim i MPJ së Izraelit), CEO-të e dy prej agjencive lobuese amerikano-hebreje, më me reputacion e influencë, AJC, American Jewish Committe e WJC, World Jewish Congress ( David Harris e Robert Sigler), si dhe intervistat në median e shkruar dhe televizionet izraelite, realizuan një impakt shumë pozitiv për projektet e ardhshme të bashkëpunimit me Izraelin dhe këto agjenci lobimi në SHBA.
- Vizita e Kryebashkiakut të Beratit në qytetin e Karmielit,në muajin Korrik, me të cilin ka marrëveshje të Binjakëzimit ( viti 2017) dhe pjesmarrja e dy grupeve të folkut beratas në festivalin e Ndërkombëtar të Muzikës Folk, po në Karmiel.
- Bashkë-Seminari për Kujdesin Shëndetësor, në muajin Korrik, në Izrael, në kuadër të inciativës euro-ballkanike SEEP, ku mori pjesë zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe ekipi drejtues i kësaj ministrie.
Në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe realizimit të kontakteve të biznesit ky sektor është konsideruar nga përfaqësia si prioritar. Kemi përditësuar praninë e biznesit izraelit në Shqipëri dhe kemi lobuar për çeljen e tregut shqiptar ndaj sipërmarrjes izraelite. Përkundrejt kësaj pune kontaktet mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve janë intensifikuar. Në tregun shqiptar operojnë mbi 45 kompani izraelite dhe kanë hyrë rishtazi biznese në fushën e monitorimit të humbjeve në sistemin energjetik, menaxhimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në sektorin platformave online, atyre financiare dhe tregtisë me shumicë, në fushën e ndërtimin dhe menaxhimit të serave, farmaceutike dhe dy korporata të specializuara kanë paraqitur studimet e fizibilitetit në fushën spitalore: për koncensionin e emergjencave dhe laboratorëve.
Gjithashtu janë intensifikuar kontaktet e biznesit për fushën e mbrojtjes kibernetike, sigurisë të të dhënave bankare dhe rrjeteve sociale. 3 kompani izraelite kanë ofruar partneritet në fushën e sigurisë, monitorimin dhe menaxhimin e kufijve.
– Që nga viti 2017 e tani, vijon suksesshëm biznesi në fushën e Bujqësisë dhe Kultivimit të Farave. Kompania izraelite “Yesh Albania”, me qendër në Lushnjë dhe shtrirje në Divjakë, Durrës, Fushë Krujë dhe Fier. (Investim prej 2 milionë Eurosh) bëri që në muajin Korrik të nisë importi i kontenierëve të parë me fara perimesh të kultivuara në Shqipëri.
– Vijon investimi izraelit, pas marrjes së koncensionit, për menaxhimin e humbjeve të energjisë në rrjet, nga kompania Electrical Grid Monitoring Ltd.
– Vijon investimi izraelit konçencionar për matësit elektrikë nga kompania Powercom.
– Për herë të parë në supermarketet izraelite tregtohen produkte të prodhuara në Shqipëri, siç janë ato të kompanisë që prodhon bulmetëra, All Balcan Corporation SH.A,në Shijak.
– Realizuam dy takime të drejtuesve të lartë të sipërmarrjes izraelite Madei Taas me KM Rama dhe Ministrin e Energjisë Gjiknuri, për marrjen me PPP të Tecit të Vlorës.( Shkurt-Mars 2018).
– Përfunduan proçedurat për blerjen e Kompleksit industrial Bitum-Selenica nga kompania izraelite ( ortake me Grupin Dulaku) e B.G.E Green sand.
– Që nga muaji Janar i këtij viti, sipërmarrja shqiptare e drurit, me qendër në Krujë, Il DRAGO, ka nisur me formulën fason, eksportet në Izrael, të prodhimeve të kornizave për llogari të kompanisë izraelite HAZOFIM, me vlerë 1.2 milionë dollarë. Këtë formulë bashkëpunimi po e shtrijmë, për vitin 2019, edhe në sektorët e blektorisë, këpucëve dhe dyerve.
Përparësi në punën tonë ka qenë intensiteti i bashkëpunimit në fushën e Artit, Kulturës dhe Turizmit.
- Nisi linja ajrore direkte Tiranë – Tel Aviv, për sezonin turistik Prill – Shtator, nga operatori shqiptar ALBAWINGS.
- Nisi linja charter direkte Tel Aviv – Tiranë, për sezonin turistik Qershor – Tetor, nga kompania izraelite ISRAIR.
Për më se 1 vit, bashkëpunuam me Bordin Drejtues të Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallenberg, me qendër në Nju Jork, dhe arritëm që ai të miratoi dhënien Shqipërisë të Dekoratës së Lartë : “House of Live” ( Shtëpi e Jetës), ceremoni që zhvillohet në Tiranë, në datën 27 Janar 2019, në bashkëpunim me Presidencën e Republikës dhe bashkinë e Tiranës.
- Përfundoi suksesshëm bashkëpunimi ynë me Producenten Yael Katzir për dokumentarin e ri, kushtuar shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, gjatë LII Botërore, “Kodi i Shqiptarit”, i cili do të shfaqet preimierë në datën 31 Janar, në Tiranë dhe trajler i tij, 15 minuta, gjatë Eventit në OKB, në datën 31 Janar.
Prioritet i punës tonë ka qenë forcimi i bashkëpunimit me Agjencinë e Ndihmës Ndërkombëtare MASHAV. Veç organizimit të kurseve të trajnimit intershipeve dhe diplomimit të kursantëve shqiptarë, kemi synuar arritjen e marrëveshjeve specifike me këtë agjenci.Në kuadër, përfunduam bashkarisht Hartën e specializantëve shqiptarë dhe kosovarë pranë MASHAV dhe Qendrës WEITZ( të cilën iu dërguam). Sipas këtyre indikatorëve, nga vitet 1997- 2017, u specilizuan 31 kursantë nga Shqipëria. Nga vitet 2011-2018, pranë WEITZ u specializuan 8 kursantë nga Shqipëria dhe 18 të tillë nga Kosova, në fushat e Menaxhimit, Sistemit Bankar, Bujqësisë, Menaxhimit të Ujrave, Mjekësisë, etj.
Në kolegjin elitar EMIS, përfunduan diplomimin 6 bursistë shqiptarë dhe 7 të tjerë kryejnë studimet për vitin akademik 2018-2019. Pranë Spitalit prestigjioz HADASSA, në Jeruzalem, kryejnë studimet MASTER, 2 specializantë nga Shqipëria.
Bashkëpunimi me komunitetin shqiptaro-hebre ka qenë në fokusin e përditshëm të punës sonë. Veç kontakteve, vizitave pranë tij, kemi organizuar bashkëbisedime dhe aktivitete. Përfunduam database-n e tyre, me të dhëna të detajuara për adresarin, vendet e punës dhe integrimin e tyre në shoqërinë izraelite. Përmes rrjeteve sociale e komunikimit të përditshëm në FB e Twitter dhe website-n e Ambasadës, bashkëinformojmë dhe mirëorganizojmë përditësimin e këtij komuniteti me ngjarjet, zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë, si dhe integrimin e vendit tonë në BE.
Në kuadrin e festave kombëtare organizuam, së bashku me komunitetin, shfaqjen e trajleit të Dokumentarit të ri “Kodi i Shqiptarit” dhe ftuam drejtues të Forndacionit Ndërkombëtar RAOUL Wallenberg të informonte atë për dekoratën dhënë Shqipërisë ” House of Life”.
Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin
Viti 2017
Në kuadër të Ditës së Shqipërisë në Parlamentine Izraelit, në Janar 2017, zhvilloi vizitë një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga NënKryetarja e Kuvendit dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë Izrael-Shqipëri, Valentina Leskaj.
Vizita e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe fjalimi i tij në Universitetin e Bar Ilanit, Shkurt 2017.
Vizita e Ministres së Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, Shkurt 2017.
Vizita e delegacionit të Bashkisë së Beratit në Bashkinë e Karmielit (Shkurt) dhe e Karmielit në Berat (Korrik).
Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Yad Vashemit në Tiranë, (Qershor).
Vizita e Presidentit të Hebrew University dhe drejtuesve të Haruv Institute në Shqipëri, (Korrik).
Vizita e delegacionit nga Kuvendi i Shqipërisë që mori pjesë në seminarin e organizuar nga Knesset. (Korrik).
Vizita e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në Izrael, (Shtator).
Konsultimet Diplomatike mes dy Ministrive të Jashtme, (Dhjetor)
Gjatë vitit 2017 u nënshkruan këto marrëveshje mes Shqipërisë dhe Izraelit;
- Marrëveshja e Binjakëzimit mes Bashkisë së Beratit dhe Bashkisë së Karmielit, (Shkurt)
- MoU mes Universitetit Marin Barleti dhe Hebrew University në Jeruzalem, (Korrik).
- U nënshkrua MoU mes “Yesh Albania” dhe Universitetit Bujqësor për menaxhimin e sistemit të serave të këtij Universiteti. (Qershor 2017).
- U zhvillua raundi i dytë i konsultimeve për Marrëveshjen për Heqjen e Taksimit të Dyfishtë. Qershor 2017.
- Në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe realizimit të kontakteve të biznesit ky sektor është konsideruar nga përfaqësia si prioritar. Kemi përditësuar praninë e biznesit izraelit në Shqipëri dhe kemi lobuar për çeljen e tregut shqiptar ndaj sipërmarrjes izraelite. Përkundrejt kësaj pune kontaktet mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve janë intensifikuar. Në tregun shqiptar operojnë mbi 43 kompani izraelite dhe kanë hyrë rishtazi biznese në fushën e monitorimit të humbjeve në sistemin energjetik, menaxhimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në sektorin call center, platformave financiare on line dhe tregtisë me shumicë, në fushën e ndërtimin dhe menaxhimit të serave, farmaceutike dhe dy korporata të specializuara kanë paraqitur studimet e fizibilitetit në fushën spitalore: për koncensionin e emergjencave, laboratorëve dhe radiologjisë.
Gjithashtu janë intensifikuar kontaktet e biznesit për fushën e mbrojtjes kibernetike dhe sigurisë të të dhënave bankare. 6 kompani izraelite kanë ofruar partneritet në fushën e sigurisë, monitorimin e rrjeteve sociale dhe menaxhimin e kufijve.
– U hap biznesi në fushën e Bujqësisë dhe Kultivimit të Farave “Yesh Albania”, me qendër në Lushnjë dhe shtrirje në Divjakë, Durrës dhe Fier. (Investim prej 2 milionë Eurosh).
– Nisi investimi izraelit, pas marrjes së koncensionit, për menaxhimin e humbjeve të energjisë në rrjet, nga kompania Electrical Grid Monitoring Ltd. (shtator 2017).
– Nisi investimi për matësit elektrikë nga kompania Powercom. (maj 2017)
– Mundësuam pjesëmarrjen e biznesit shqiptar në Forumin Ekonomik Izrael-Ballkan, që u mbajt në Mal të Zi. (Tetor 17).
– Përfundoi vizitën CEO e Madei Taas, takimet me KM Rama dhe Ministrin e Energjisë Gjiknuri, për investime potenciale në fushën e Energjisë dhe Landfilleve (Nëntor 17).
– 6-8 dhjetor 2017, u zhvillua vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellësit të Tiranës, për investimet në fushën e menaxhimit të Ujrave të Bashkisë së Tiranës.
Përparësi në punën tonë ka qenë intesiteti i bashkëpunimit në fushën e Artit, Kulturës dhe Turizmit.
- Përfundoi logjistika dhe takimet paraprake me Ministrin e Turizmit për vendosjen e linjës direkte charter Tel Aviv-Tiranë, e cila u njoftua përmes faqes zyrtare të kompanisë ajrore Israir. Kjo linjë ajrore, 2 herë në javë, do të nisë fluturimet Tel Aviv – Tiranë, në muajin Mars 2018. Me këtë rast mundësuam takimin e Ministrit të Turizmit B. Klosi me operatorin charter. (Londër, Nëntor).
- Përfunduan vizitat, intervistat dhe xhirimet në Shqipëri dhe Kosovë, për realizimin e dokumentarit “Shqipëria dhe Hebrenjtë”, i cili do të shfaqet në vitin 2018. (Mars-Nëntor).
- U realizua me sukses emisioni televiziv për Gastronominë shqiptare, i cili u shfaqe në televizionin kombëtar izraelit (Nëntor).
- Përfundoi projekti pilot si lëndë mësimore, të një kapitulli të veçantë në lëndën e historisë të ciklit të mesëm: “Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri”. (Qershor)
- Në kuadrin e Festivalit të Filmit të Jeruzalemit, u shfaq me sukses filmi shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”. (Dhjetor).
- Koncerti duo i pianistes shqiptare Almira Emiri dhe sopranes izraelite Silvan Rotem, në Jeruzalem, Nëntor.
Bashkëpunimi me komunitetin shqiptaro-hebre ka qenë në fokusin e përditshëm të punës sonë. Veç kontakteve, vizitave pranë tij, kemi organizuar bashkëbisedime dhe aktivitete. Përfunduam database-n e tyre, me të dhëna të detajuara për adresarin, vendet e punës dhe integrimin e tyre në shoqërinë izraelite. Përmes rrjeteve sociale e komunikimit të përditshëm në FB e Twitter dhe website-n e Ambasadës, bashkëinformojmë dhe mirëorganizojmë përditësimin e këtij komuniteti me ngjarjet, zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë, si dhe integrimin e vendit tonë në BE.
Në kuadrin e festave kombëtare organizuam, së bashku me komunitetin, çeljen e ekspozitës fotografike “Shqipëria dhe Hebrenjtë”, Ditën e Gastronomisë Shqiptare dhe Pritjen Kombëtare. (Nëntor).
Kemi intensifikuar raportet dhe bashkëpuniminn me fondacionin Raoul Wallenberg , me qendër në Nju Jork, i cili nominoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta si anëtar nderi i bordit. Po kështu po hartohet projekti “Shqipëria House of Life”.
Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin
Viti 2016
Realizuam, për herë të parë, vizitën në Shqipëri, të Kryetarit të Parlamentit izraelit, Yuli Edelshtein. Po kështu pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Parlamentit të Izraelit në Takimin Vjetor të Asambleve Parlamentare të Mesdheut, që u mbajt në Tiranë në mars 2016.
Vizituan Izraelin Zv. Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea dhe organizuam për herë të parë një panel parlamentar për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, bëri një vizitë zyrtare, në kuadër të konkretizimit të marrëveshjes ndërshtetërore në fushën e Shëndetësisë, të nënshkruar nga 2 Kryeministrat në dhjetor 2015. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit zhvilloi një vizitë pune në Izrael, për të diskutuar me Muzeun Yad Vashem dixhitalizimin e Arkivave. Kryhen vizita pune Guvernatori i Bankës Qëndrore, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës në krye të një delegacioni ekonomik bëri vizitë pune ku u takua me homologë të tij dhe drejtues të lartë të Institutit të Eksporteve dhe përfaqësues të biznesit.
Gjatë vitit 2016 u nënshkruan 3 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Izraelit;
- MoU mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Tel Avivit (Prill).
- Marrëveshja ndërmjet Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Muzeut Yad Vashem, (Tetor).
- MoU mes Akademisë Diplomatike të MPJ-së dhe Qendrës për Studime Strategjike Begin-Sadat (Besa), pranë Universitetit Bar Ilan (Nëntor).
- Këshilli Bashkiak i qytetit të Karmielit miratoi marrëveshjen për binjakëzim me qytetin e Beratit, që formalisht do të nënshkruhet në muajin shkurt 2017.
Në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe realizimit të kontakteve të biznesit ky sektor është konsideruar nga përfaqësia si prioritar. Kemi përditësuar praninë e biznesit izraelit në Shqipëri dhe kemi lobuar për çeljen e tregut izraelit ndaj sipërmarrjes shqiptare. Përkundrejt kësaj pune kontaktet mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve janë intensifikuar. Në tregun shqiptar operojnë mbi 37 kompani izraelite, dhe kanë hyrë rishtazi biznese në fushën e monitorimit të humbjeve në sistemin energjetik, menaxhimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në sektorin call center dhe tregtisë me shumicë, në fushën e ndërtimin dhe menaxhimit të serave, farmaceutike dhe dy korporata të specializuara kanë paraqitur studimet e fizibilitetit në fushën spitalore: për koncensionin e emergjencave, laboratorëve dhe radiologjisë.
Realizuam me sukses vizitën dhe kontaktet e biznesit të Dhomës së Tregtisë së Qytetit të Vlorës me përfaqësues të komunitetit të biznesit izraelit në sektorin e agrobiznesit dhe infrastrukturës.
Industria fasone shqiptare hyri për herë të parë në tregun izraelit me prodhime tekstile dhe konfensione veshjesh.
Përfaqësia i ka kushtuar një vëmëndje të veçantë komponentit të punës për promovimin e kontributit të popullit shqiptar gjatë Luftës II Botërore, për shpëtimin e hebrejve. Në këtë kuadër janë organizuar këto aktivitete:
- Organizimin e Seminarit “Holokausti dhe Diplomacia”, në bashkëpunim me American Jewish Committe, (AJC), ku prezantuam me fakte dhe dokumenta të dhëna për shpëtimin e hebrejve gjatë Holokaustit.
- Në bashkëpunim me Jewish Museum organizuam forumin “Holokausti dhe Shqipëria”.
- Për herë të parë lobuam dhe materializuam futjen si lëndë mësimore, të një kapitulli të veçantë në lëndën e historisë të ciklit të mesëm: “Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri”.
- Organizuam emisionit radiofonik prej 3 orësh, në radion kombëtare, “Shqipëria dhe Izraeli përgjatë historisë”.
- Në bashkëpunim me Muzeun Yad Vashem u mundësua krijimi i “Rrjetit Shqiptar të Holokaustit”, që u konkretizua me Seminarin e organizuar në Izrael, ku morën pjesë 20 mësues shqiptarë të lëndës së Historisë.
Vizitën e Kryetarit të Bordit Qëndror të AJC-së me 9 antarë të Bordit Ekzekutiv, në Shqipëri, ku u takuan me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Zv.Kryeministrin, Ministrin e Jashtem dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nënshkroi dokumentin dhe bashkua me rrjetin e kryebashkiakëve në luftë kundër antisemitizmin.
Pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Forumin Global të AJC, në muajin qershor, në Uashington. Për herë të parë përfaqësuesi i lartë shqiptar bëhet folës kryesor në forum.
Dialogun dhe seminarin e Ministrit të Jashtëm me përfaqësuesit kryesor të AJC në Nju Jork, për “Sfidat aktuale në luftë kundër terrorizmit dhe antisemitizmit”.
Marrëveshjet dypalëshe me Izraelin
(Nëntor 2015)
- Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e arsimit kulturës dhe shkencës, nënshkruar më 28.11.1993.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, nënshkruar më 29.01.1996, hyrë në fuqi më 18.2.1997.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit në fushën e mjekësisë veterinare, nënshkruar më 08.01.2001.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, nënshkruar më 08.01.2001, hyrë në fuqi më 3.2.2004.
- Marrëveshje e bashkëpunimit ekonomik e tregtar ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Izraelit, nënshkruar më 8.1.2001, hyrë në fuqi më 1.06.2004.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit mbi bashkëpunimin në fushën e karantinës dhe mbrojtjes së bimëve, nënshkruar më 8.1.2001
- Memorandum për vendosjen e konsultimeve ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, nënshkruar më 9.3.2006, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
- Marrëveshje për shërbimin ajror ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, nënshkruar më 11.05.2006, hyrë në fuqi 16.04.2007.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe kombëtare, nënshkruar më 22.10.2007, hyrë në fuqi më 27.07.2008.
- Memorandum Mirëkuptimi për shkëmbimin e informacionit financiar në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit midis dy njësive të inteligjencës financiare është nënshkruar më 31.07.2011, hyri në fuqi në datën e nënshkrimit.
- Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Mjedisit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Izraelit, nënshkruar më 17.11.2011, hyri në fuqi në datën e nënshkrimit.
Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin
Viti 2016
Marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin
Viti 2016
Albania – Israel – Declaration of Friendship – 20.12.15.pdf
Israel-Albania Joint Draft DTA 27.10.20.doc
Israel-Albania Joint Draft DTA HEB.doc.docx
Shqip-Israel-Albania Joint alternati hebraik.doc