Më 24 Tetor 2023, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, znj. Meri Kumbe, i dorëzon letrën kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shkëlqesisë së Tij z. Isak Herzog. Për shkak të situatës që po kalon vendi, ceremonia u limitua në bisedë kortezie, drekë dhe foto. Znj. Kumbe u shoqërua nga Konsulli i Nderit të RSH në Izrael z. Sani Sanilevich. Në ceremoninë e kësaj date, 13 ambasadorë nga shtete si Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Hungaria, Hollanda, Lituania, Honduras, etj. dorëzuan letrat kredenciale.
Newsroom
Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, Meri Kumbe, i dorëzon letrën kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Isak Herzog