Më 27/11/2024, në ambientet e ANU Museum në Tel Aviv, u organizua Festën e Pavarësisë, me pjesëmarrjen e trupit diplomatik të akredituar në Izrael, qeveritarë të institucioneve të ndryshme në nivel qëndror dhe në atë lokal, deputetë, biznesmenë etj. E pranishme ishte Ministrja e Inovacionit, Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, znj. Gila Gamliel.
Festimi u hap zyrtarisht me himnet kombëtare shqiptare dhe izraelite të performuar nga 60 fëmijë izraelitë të Korit të Konservatorit “Bat-Kol” në Tel Aviv dhe vijoi me fjalën e ambasadores Meri Kumbe, video-mesazhin e Ministit të Punëve të Jashtme z. Gideon Sa’ar dhe fjalën e Ministres së Inovacionit, Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, znj. Gila Gamliel. Ambasadorja Kumbe përmendi momentet më të rëndësishme të marrëdhënieve tona me Izraelin në kontekstin historik, duke i evokuar ata në 80 vjetorin e clirimit, të cilat kanë formësuar cilësinë e këtyre marrëdhënieve në ditët aktuale, bashkëpunimin dhe suportin politik dhe diplomatik të ofruar nga vendi ynë ndaj Izraelit në OKB (citoi pjesë nga fjala e Kryeministrit në AP të OKB-së në shtator 2024), avancimin e axhendës së marrëdhënieve ekonomiko tregtare dhe të investimeve, falenderoi Izraelin për bashkëpunimin për sigurinë kibernetike dhe përpjekjet e përbashkëta për adresuar sfidat e kësaj natyre dhe perspektivat e hapura për bashkëpunim e mëtejshëm dhe promovimin e marrëdhënieve.
Përmes videomesazhit të dedikuar ambasadës në këtë festë (bashkëlidhur), Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar, megjithëse pak javë në detyrë, artikuloi me nota mjaft pozitive urimet për vendin tonë me rastin e festës së pavarësisë. Ministrja Gila Gamliel në fjalën e saj përshëndese, mjaft miqësore dhe impresionuese, u fokusua tek partneriteti dhe qëndrimi konstant dhe i palëkundur i Shqipërisë në krah të Izraelit ndër vite, duke vlerësuar me nota të larta mbështetjen tonë gjatë këtij viti të vështirë për Izraelin, dënimin e ashpër të Hamasit dhe antisemitizmit.