Më 8 mars 2024, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ambasadorja Meri Kumbe organizoi një pritje festive në ambassadë, ku morën pjesë me dhjetra nëna dhe zonja aktive që jetojnë e punojnë ë Izrael prej dekadash. Për arsye të luftës dhe situatës së disfavorshme për organizimin e ngjarjeve festive, ky ishte edhe aktiviteti i parë i organizuar që nga marrja e detyrës në shtator të vitit të kaluar nga ambasadorja Kumbe.
Në fjalën e saj të rastit rastit ambasadorja uroi zonjat shqiptare dhe i përgëzoi ato për integritetin personal e profesional në shoqërinë izraelite, duke demonstruar vlerat kombëtare kudo që ato punojnë e jetojnë, për arritjet sociale, ekonomike dhe kulturore të tyre në Izrael si gra të nderuara e të shquara dhe për kontributet e tyre të vlefshme për shoqërinë dhe ambasadën shqiptare.
Më tej znj. Kumbe komentoi në vijim mbi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare, progresin drejt barazisë gjinore dhe angazhimit për të çuar më përpara këtë kauzë të çmuar të shoqërisë tonë. Pjesëmarrëset shprehën mirenjohje për pritjen e organizuar në ambientet e ambasadës dhe shkëmbyen eksperiencat e tyre profesionale në Izrael, duke përfshirë edhe nga ato të ngjarjes së traumatike të 7 tetorit 2024.