Ambasadorja e Shqipërisë Meri Kumbe mirëpriti më shumë se 80 operatorë turistikë, menaxherë dhe CEO të kompanive të mëdha të industrisë turistike izraelite, në eventin e madh “Albania all senses” në Izrael.
Ky aktivitet organizohet nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael me mbështetjen dashamirëse të Këshillit të Nderit të Shqipërisë në Izrael, z. Sanilevich dhe me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë, Unionit Shqiptar të Operatorëve Turistik, Shoqatës së Agjencive të Udhëtimit të Izraelit dhe Konsulentët, Terranova Tourism Marketing LTD. Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, SHSZnj. Galit Peleg, e përshëndeti këtë ngjarje nga Tirana, duke nënvizuar vlerat e popullit shqiptar!