Shqipëria shënon një hap të rëndësishëm për sistemin shëndetësor, binjakëzimin mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Sheba Medical Center në Izrael, me qëllim riorganizimin dhe përmirësimin e shërbimit onkologjik në vend.
Ky bashkëpunim do të sjellë ekspertizën dhe protokollet më të avancuara të trajtimit të kancerit, duke ngritur standardet e kujdesit për pacientët tanë. Përmes kësaj marrëveshjeje, mjekët dhe infermierët tanë do të kenë mundësi të trajnohen nga ekspertët më të mirë të Sheba Medical Center. Ky është një hap i rëndësishëm në cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë pacientët e shërbimit onkologjik në Shqipëri.
