Konsullja e Përgjithshme znj. Blerta Kadzadej vizitoi qytetin e Bursës ku dhe zhvilloi takime me Nënkryetarin e Bashkisë z. Ahmet Yildiz dhe anëtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bursës (BTSO)
Në fokus të takimeve ishte situata e krijuar nga Covid-19 dhe efektet e tij në jetën e qytetarëve si dhe mundësitë për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, biznesit, kulturës etj.



