Zyra Konsullore e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë njofton shtetasit shqiptarë se për shkak të punimeve emergjente në rrjetin energjetik, do ta ketë të pamundur të ofrojë shërbime të plota konsullore ditën e premte, më 26 qershor 2026.
Për këtë arsye, Zyra Konsullore do të ofrojë shërbim të kufizuar deri në orën 12:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, pasi takimet e rezervuara që nuk do të mund të marrin shërbimin e planifikuar do të trajtohen me prioritet gjatë javës së ardhshme.
Këta qytetarë do të njoftohen në vijim se mund të paraqiten sipas mundësive të tyre për të përfituar shërbimin e nevojshëm.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Zyra Konsullore
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë



