Një komb ishull që shtrihet në Azinë Lindore, Japonia përbëhet nga katër ishuj të mëdhenj dhe rreth 1000 të vegjël.
Japonia është monarki kushtetuese me Perandorin si simbol të shtetit dhe unitetit të kombit dhe Parlamentin si institucion bazë ligjvënës. Kushtetuta japoneze e miratuar në vitin 1947 bazohet në tre parime: sovraniteti i popullit, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe pacifizmi. Qeverisja bazohet në parimin e ndarjes së pushteteve, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Asambleja Kombëtare Legjislative, Diet, është organi më i lartë qeverisës dhe i vetmi organ legjislativ, i ndarë në Dhomën e Lartë dhe Dhomën e Ulët.
PËRMBLEDHJE
Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Japoninë u vendosën për herë të parë në prill të vitit 1922, me njohjen e shtetit shqiptar nga Japonia. Viti 2022 shënoi 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Shqipëria hapi Ambasadën e saj në Tokio në nëntor 2005, e ndjekur nga hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë në janar 2017.
MARRËDHËNIET DYPALËSHE
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe kanë ardhur duke u rritur vitet e fundit në përputhje me vullnetin e ndërsjelltë për të forcuar miqësinë dhe për të ndërtuar sa më tepër ura komunikimi dhe bashkëpunimi. Marrëdhëniet karakterizohen nga shkëmbime diplomatike, ekonomike dhe politike në shumë fusha.
Të dy vendet gëzojnë një bashkëpunim shumë të mirë brenda organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, pasi kanë shërbyer të dyja në të njëjtën kohë për një vit gjatë mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në periudhën 2022-2023.
Në Japoni ka një numër të vogël të diasporës shqiptare, i përbërë kryesisht nga studentë të programeve të shkëmbimit dhe profesorë universiteti.
Shkëmbimet tregtare me Japoninë:
Eksporte në Japoni: 153,000,000 ¥
Importe nga Japonia: 252,000,000 ¥
Bashkëpunimi ekonomik me Japoninë:
Ndihma-Kredi: 18,000,000,000 ¥
Grante: 4,000,000,000 ¥
Bashkëpunimi Teknik: 1,600,000,000 ¥
Konsullata e Nderit në Chiba
Konsulle e Nderit zj. AOKI (SPECTOR)
Rrethi konsullor: Kanto (pa Tokion)
Adresa: 3-3-10 Chishirodai Higashi, Wakaba-ku, Chiba, 264-0002, Japan
Kontaktet: Tel: 043-312-0288
E-mail: albanianconsul@hotmail.co.jp
http://www.spector.co.jp/
Konsullata e Nderit në Fukuoka
Konsulli i Nderit Prof. Hiroshi MAEDA
Rrethi konsullor: Kyushu-Okinawa
Adresa e zyrës: Fukuoka Institute of Technology
3-30-1 Wajiro-Higashi, Higashi-ku, Fukuoka city, 811-0295, Japan.
Kontaktet: Tel: 092-606-4974
E-mail: hiroshi@fit.ac.jp
http://www.fit.ac.jp/en/undergraduate/info_ce