Në këtë natë drite dhe shprese, kur këmbanat e Pashkëve kumbojnë mes besimit dhe dashurisë, Ambasada e Shqipërisë në Tokio uron me zemër të gjithë besimtarët ortodoksë dhe çdo shqiptar, kudo që ndodhet: Gëzuar Pashkët Ortodokse!
Le të sjellë kjo festë në zemrat tona paqe, mirësi dhe shpresë të re. Urojmë që kjo ditë e shenjtë të na frymëzojë të jemi më pranë njëri-tjetrit, të forcojmë besimin dhe të kultivojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri.
Qoftë kjo festë një moment reflektimi, gëzimi dhe bekimi për çdo familje shqiptare.
Gëzuar Pashkët!



