Gjatë ceremonisë së organizuar në Pallatin Presidencial Istana, Ambasadori Ermal Muça pati nderin t’i dorëzojë Letrat Kredenciale Sh.T. Zotit Tharman Shanmugaratnam, President i Republikës së Singaporit.
Në cilësinë e Ambasadorit jo-rezident të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Singaporit, Ambasadori Muça theksoi angazhimin dhe përkushtimin e tij të plotë për fuqizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Singaporit.
*Fotografitë janë kortezi e Ministrisë së Zhvillimit Digjital dhe Informacionit të Singaporit.



