Me ftesë të Kryeministres Takaichi, Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar më 29 prill, me rastin e 100-vjetorit të periudhës Shōwa.
Ceremonia u zhvillua në prani të Madhërive të tyre, Perandorit dhe Perandoreshës së Japonisë, si edhe me pjesëmarrjen e personaliteteve vendase, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë.
Një moment reflektimi ku u theksua rëndësia e përvojës së brezave që përjetuan periudhën Shōwa, duke përballuar sfida historike dhe natyrore dhe hedhur themelet për ndërtimin e Japonisë bashkëkohore.



