Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në një seminar të organizuar nga Qendra për Studime Shkëmbimi Ndërkombëtare, me ftesë të Profesor Asada Kazunobu, President i Universitetit të Nagasakit.
Gjatë leksionit, Ambasadori Muça prezantoi Shqipërinë, duke theksuar rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, kontributin e vlefshëm të Japonisë, përfshirë edhe përmes Nismës së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, dhe progresin e vazhdueshëm që po bëjmë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit midis Shqipërisë dhe Japonisë.
Studentët treguan interes të veçantë, ndërsa në vijim pasoi një diskutim tërheqës.
Shkëmbimet akademike janë të rëndësishme për nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë, forcimin e lidhjeve midis njerëzve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim midis dy vendeve tona.