Gjatë ceremonisë së organizuar më 14 prill në Pallatin Malacañan, Sh.T.Z. Ermal Muça, Ambasador jo-rezident i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, i paraqiti Letrën Kredenciale SH.T. Zotit Ferdinand R. Marcos Jr. , President i Republikës së Filipineve.
Ambasadori Muça theksoi angazhimin e plotë për të punuar me përkushtim për fuqizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Filipineve.
* Fotografitë dhe video, kortezi e Zyrës së Komunikimit Presidencial.






