Gjatë vizitës së tij në Singapor, Ambasadori Ermal Mupa pati kënaqësinë e veçantë të takohej me z. Klevis Shima, sipërmarrës i suksesshëm që prej vitesh ka ndërtuar një reputacion të mirë me aktivitetin e tij profesional në Singapor. HaPiHa u vlerësua jo vetëm për cilësinë e lartë, por edhe si një vatër e ngrohtë shqiptare në Singapor. Ambasadori Muça shprehu kënaqësinë për të takuar edhe bashkëatdhetarë të tjerë gjatë vizitave të ardhshme.



