Ambasadori Ermal Muça zhvilloi një takim në mjediset e Ambasadës me Presidentin e Shoqatës Japoneze të Operatorëve Turistikë me Jashtë (OTOA) z. Ohata, së bashku me Zv/Presidentin z. Sakurai dhe Drejtorin Ekzekutiv z. Endo.
Patëm një diskutim produktiv mbi potencialin turistik të Shqipërisë, nga peizazhet e saj mahnitëse natyrore dhe trashëgimia e pasur kulinare deri te lidhja e saj e fortë me destinacionet evropiane dhe mikpritja e mirënjohur. Ambasadori Muça pati mundësinë të mësonte se sa turistë japonezë kanë planifikuar të vizitojnë tashmë Shqipërinë këtë vit, dhe u shkëmbyen ide rreth interesit në rritje për Shqipërinë.
Jemi të lumtur të mirëpresim edhe më shumë vizitorë japonezë për të zbuluar dhe përjetuar Shqipërinë.



