Gjatë takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, Ambasadori Ermal Muça uroi z. Naoki Takahashi, i cili sapo ka marrë detyrën e re si Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Çështjeve Evropiane.
Bashkëbisedimi përmbajtësor përfshiu një gamë të gjerë çështjesh të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe prioritetesh me interes të ndërsjelltë.
Palët theksuan angazhimin e përbashkët për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë, në funksion të thellimit të partneritetit Shqipëri-Japoni, përmes nxitjes dhe realizimit të nismave konkrete në vijim.



