Në vazhdën e tërmetit të fortë të orëve të para të mëngjesit të datës 23 gusht, me epiqendër në Prefekturën Ibaraki dhe që përfshiu edhe gjithë zonën e Tokios, për të cilin fatmirësisht deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha, por vetëm të lënduar të cilëve ju urojmë shërim të shpejtë, si edhe të reshjeve të rrëmbyeshme të ditëve të fundit, Ambasada u rekomandon shtetasve shqiptarë rezidentë, si edhe atyre që vizitojnë Japoninë, të ndjekin me vëmendje dhe të zbatojnë me përpikmëri njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase.
Lidhjet ku mund të përftohet informacion i përditësuar zyrtar nga autoritetet respektive:
Për nevoja të rastit, ambasada mund të kontaktohet në çdo kohë si më poshtë:
WhatsApp: +81–70-9023-3905
E-mail: embassy.tokyo@mfa.gov.al
Faleminderit për vëmendjen!



