Ambasadori Ermal Muça mikpriti me kënaqësi Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Akli Fundo dhe delegacionin shoqërues, në kuadër të vizitës së tyre të punës në Japoni.
Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të UPT me institucione japoneze të arsimit të lartë, si edhe mbi projektet e mundshme për të ardhmen. U shpreh, gjithashtu, angazhimi i plotë i Ambasadës së Shqipërisë për të ofruar mbështetjen dhe kontributin e nevojshëm në këtë drejtim.
Kënaqësi e veçantë ishte edhe prania e ish-Ambasadorit Dida, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.



