Ambasadori Muça zhvilloi një takim të frytshëm me z. Yohei Wakabayashi, Zëvendësministër Parlamentar i Mbrojtjes, anëtar i Dhomës së Këshilltarëve të Parlamentit të Japonisë dhe i Ligës Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri.
Zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet Shqipëri-Japoni, si edhe mundësitë dhe angazhimi i ndërsjellë për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, përfshirë përmes shkëmbimit të vizitave në një afat të shkurtër, ishin në fokus të diskutimit tonë miqësor dhe konstruktiv.



