Në Manila, gjatë një vizitë pune, Ambasadori Muça zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretaren e Punëve të Jashtme të Filipineve, znj. Deena Amatong.
Gjatë takimit, u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi hapat e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke filluar nga intensifikimi i shkëmbimeve dhe dialogut politik, pasurimi i kuadrit ligjor të bashkëpunimit, deri tek fuqizimi i lidhjeve ekonomike e tregtare, si edhe bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Mbetemi të angazhuar për konkretizimin e nismave me ndikim pozitiv, në dobi të interesave të përbashkëta të dy vendeve tona.



