Ambasadori i RSH-se ne Tokio, z.Gjergj Teneqexhiu dhe Drejtoresha e Pergjithshme e AKT-se, znj.Kornelia Ferizaj zhvilluan nje takim me Presidentin e JATA, z.Tadashi Shimura. Z.Shimura i beri me dije te ftuarve lidhur me udherrefyesin turistik te JATA ku ne 30 qytetet evropiane qe duhen vizituar, ka përfshirë ne vend te dyte edhe qytetin e Beratit. Nga ana tjeter, z.Teneqexhiu dhe znj. Ferizaj shprehen mirënjohjen e thelle ndaj JATA për promovimin aktiv te vendit tone, si një destinacion te ri turistik për publikun japonez. Ambasadori dhe AKT i afirmuan Presidentit z.Shimura qe do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me JATA dhe operatorët turistik japonez, me qëllim rritjen e numrit të turistëve qe do te udhetojne drejt Shqiperise.