Ambasadori, z. Gjergj Teneqexhiu dhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli zhvilluan nje takim dashamirës me deputetin z.Hiroshi Hase, në zyrën e Tij, në Godinën e Parlamentit.
Z. Teneqexhiu e falenderoi parlamentarin Hase për kontributin e cmuar në krijimin dhe drejtimin e grupit parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri, të Parlamentit Japonez si dhe i shprehu mirënjohjen e thellë deputetit për forcimin e ndjeshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Z. Ylli në përgjigje të interesit të z. Hase, bëri një ekspoze të shkurtër të atletëve tanë si dhe disiplinat në të cilat ata garojnë, në këtë Olimpiadë.
Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen edhe dhurata simbolike.