Sot, në mjediset e Përfaqësisë së RSH, Tokio u zhvillua një prezantim në gjuhën japoneze mbi Shqipërinë. Të ftuar ishin rreth 20 studentë të “Tokyo Metroplitan High School” dhe mësuesit e tyre. Gjatë prezantimit Ambasador Dida u foli studentëve mbi pasuritë natyrore dhe kulturore të vendit, si dhe u përgjigj pyetjeve të shumta mbi muziken, artin, turizmin dhe jetesën e studentëve në Shqipëri. Këto aktivitete janë menduar në formën e bashkëbisedimeve për studentë të të gjitha niveleve të arsimit japonez, duke i ekspozuar me njohuri dhe imazhe nga Shqipëria që në moshë relativisht të vogël.