Më 23 shkurt 2014, u organizua koncerti i 30-të i simfonisë së 9-të të Bethovenit e kënduar nga kori me 5000 veta, shoqëruar nga orkestra e re e filharmonisë së Tokios. Ky koncert organizohet çdo vit nga shoqata e korit të Sumidës për koncertin e simfonisë së 9-të të Beethovenit duke fillluar nga viti 1985 tek salla kombëtare e ndeshjeve tradicionale të Sumove në Rjogoku. Kori i përbërë nga pjesmarrës vullnetarë nga e gjithë Japonia si dhe 12 vende të ndryshme të botës ishin në mosha të ndryshme ku mosha më e madhe sivjet shkoi deri në 96 vjeç. Pjesë e këtij kori ishte edhe Shqipëria dhe Kosova. Për Shqipërinë ishte hera e pestë që vendos flamurin e saj përkrah vendeve pjesmarrëse.