Më datë 11 mars 2016, në ambientet e zyrave qëndrore të JETRO në Tokio të Japonisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Genti Beqiri, shoqëruar nga Z. Armand Shandro, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën së Republikës së Shqipërisë në Tokio dhe Z. Daniel Guce, Drejtor i SME-ve dhe Zhvillimit të Eksporteve të AIDA-s kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit kryesorë të JETRO, Z. Koji Yonetani - Zëvendës President i JETRO, Z. Ryo Koba – Zv. Drejtor për Strategjinë dhe planifikimin në Departamentin Europian dhe Z.Yukihiro Uehara - Senior Ekspert për Strategjinë dhe planifikimin në Departamentin Europian te JETRO. Gjatë këtij takimi përfaqësuesi i JETRO, Z. Yonetani vlerësoi shumë prezencën e kompanive shqiptare dhe përfaqësimin e Shqipërisë në FoodEx ii cili do të shërbejë si një stimul nxitës për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve. Drejtori Ekzekutiv i AIDAs falenderoi përfaqësuesit japonezë të JETRO për mundësinë dhe asistencën e dhënë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në organizime të tilla të cilat do të japin kontributin e tyre në promovimin e produkteve “Made in Albania”.